Tronditet Partizani / Fejzullahi këput ligamentin, mbrojtësi 6 muaj jashtë!

Rezultatet e analizave kanë nxjerrë përgjigjen përfundimtare. 24-vjeçari ka këputur ligamentet e gjurit. Partizani në hall

I pafat Arbnor Fejzullahi, mbrojtësi ka marrë rezultatet e analizave dhe ato kanë qenë shumë të këqija. 24-vjeçari është dëmtuar më rëndë se e priste, më rëndë se e prisnin të gjithë duke qenë një tjetër element negativ i këtij fillim sezoni. Preshevari u dëmtua në ndeshjen e Kupës së Republikës kundër Naftëtarit duke braktisur fushën e lojës menjëherë. Gjuri ju ënjt dhe kishte dhimbje. Fillimisht u mendua për goditje ose ndonjë tërheqje të lehtë, por është shumë më shumë se kaq. Lojtari detyrohet të ndalet dhe fatkeqësisht për të dhe kampin e kuq do të mungojë për 6 muaj, pasi ka këputur ligamentin.

DËMTIMI – Rezultatet e analizave kanë nxjerrë në pah edhe dëmtimin e mbrojtësit të krahut të djathtë Arbnor Fejzullahi. 24-vjeçari ka dëmtuar ligamentet e gjurit të tij. Më saktë, ai i ka këputur ligamentet e gjurit të tij duke qenë një nga dëmtimet më të këqij në futboll. Trajneri Mark Juliano nuk do ta ketë të gatshëm lojtarin për një kohë të gjatë. I trishtë është fakti se Fejzullahi u dëmtua në sfidën kundër Naftëtarit të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Ai mori një goditje të fortë nga një prej lojtarëve kundërshtar.

RIKUPERIMI – Minimalisht, Fejzullahi është i detyruar të qëndrojë 6 muaj jashtë fushave. Kaq është edhe koha e rikuperimit nga ky dëmtim. 24-vjeçari do të nisë programin e tij individual, ndërsa pritet të afrohet me grupin nga mesi i fazës së tretë të kampionatit. Një kohë mjaft e gjatë kjo.

VENDI I LËNË BOSH – Stafi teknik do ta vuajë vendin e lënë bosh nga mbrojtësi Fejzullahi. Ai ishte stabilizuar në krahun e djathë duke qenë një nga pikat më të forta të të kuqve. Tashmë, trajneri Juliano është i detyruar të improvizojë. Ibrahimi i dështoi në eksperimentin e parë, radha është e Prognit. Të shohim dhe të presim nëse do të arrijë ta zëvendësojë si duhet.

 

6

muaj pritet të mungojë Fejzullahi. Ai ka këputur ligamentet e gjurit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *