Trofeu i Euro 2016 bëri Ronaldon të dehet për herë të parë: Qava aq shumë sa u dehidratova

Krisriano Ronaldo ka dhënë një intervistë të gjatë për “DAZN”, ku ka folur për shumë tema. Ndër të tjera suluesi portugez ka treguar edhe një histori që nuk ndodh shpesh me të. Kështu Ronaldo është shprehur se është dehur pasi ka arritur të fitojë atë që e quan çmimin më të rëndësishëm të fituar ndonjëherë, titullin kampion Europe me Portugalinë në vitin 2016. Alkooli nuk është diçka që 5 fituesi i Topit të Artë e konsumon shpesh, por ajo natë ishte e veçantë për të.

“Titulli i Kampionit Evropian me Portugalinë është çmimi më i rëndësishëm që kam fituar ndonjëherë. Ishte një mbrëmje e pabesueshme, e paharrueshme: Unë kam qarë, kam qeshur, kam vuajtur, kam bërtitur, jam dehur … Nuk është për të qeshur! Gjatë asaj loje, unë qava aq shumë sa u dehidratova: kështu që, në fund të lojës, gjatë festimeve, piva një gotë shampanjë dhe menjëherë më dha dhimbje koke. Unë kurrë nuk pi, por ajo ditë ishte aq e veçantë, trofeu më i rëndësishëm ndonjëherë ”, ka thënë Ronaldo./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online