“Treguam se jemi një skuadër e mirë“, Pero Pejiç tregon dilemat e tij: Kisha pak frikë për trajnerin

Kukësi e ka nisur me një fitore në transfertën me Egnatian “Abissnet Superioren”. Megjithëse me shumë ndryshime nga sezoni i kaluar, skuadra ka dhënë sinjale pozitive në ndeshjen hapëse të këtij kampionati. I kënaqur deri më tani ka mbetur edhe drejtori sportiv i verilindorëve, Pero Pejiç. Ky i fundit ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, ku është shprehur se në fillim i ndruhej afrimit të trajnerit Longo, por tashmë dyshimet e tij duket se janë shuar.

“Deri tani jam shumë i kënaqur me punën që kemi bërë. Me gjithë këto lëvizje, trajneri ka shumë punë. Kisha pak frikë për trajnerin, pasi nuk ka punuar asnjëherë trajner i parë, por tani jam i kënaqur. Ndeshja e parë tregoi se jemi një skuadër e mirë, kemi një grup shumë të mirë.

Në fillim kam folur me Gjicin, i cili më tha që na ndihmo, por unë nuk thashë që largo Nexhipin dhe më mer mua. Unë kam shumë respekt për Nexhipin. Kemi bërë një punë të madhe dhe tani jam shumë i kënaqur me grupin”, ka thënë Pero Pejiç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *