Finalja e të dielës pritet të jetë madhështore, teksa luajnë dy skuadra që kanë treguar performanca të shkëlqyera. Anglezët ishin dukshëm dominantë ndaj Danimarkës, por penalltia e akorduar nga arbitri akoma dhemb tek tifozët. Sipas mesfushorit italian, Marco Verrati, Ranheem Sterling është një lojtar i shkëlqyer, por penalltia ishte mjaft “bujare” nga ana e arbitrit.
“Ishte një penallti mjaft bujare, nuk duhej të ishte vërshëllyer. Ishte një gol i rëndësishëm, u solli fitoren, por penalltia ishte e gabuar. Sterling? Është një lojtar i shkëlqyer, i cili ka realizuar një sezon fantastik. Do të jetë një finale fantastike ndaj Anglisë”- u shpreh Marco Verrati./Sport Ekspres/