Transformimi që i jep ekipit një sulmues si Zlatan Ibrahimoviç, e pranon vetë futbollisti i Milanit

Milani është duke kaluar një moment mjaft të mirë, por një meritë të madhe për këtë ka sulmuesi 39 vjeçar, Zlatan Ibrahimoviç. Ai është kthyer në një lider të vërtetë, duke bërë që shokët e skuadrës të japin më të mirën nga vetja e tyre. Pavarësisht moshës dhe lodhjes fizike, Ibrahimoviç vazhdon të shënojë gola, ku numëron 6 të tillë në Seria A në vetëm 5 ndeshje.

Mbrojtësi i Milanit, Davide Calabria në një intervistë për një media italiane ka theksuar faktin se të luajturit pranë Ibrahimoviçit i bënë më të sigurt.  “Të kesh një lojtar si Ibrahimovic është shumë e rëndësishme. Mentaliteti që ai ka është e një fituesi të pastër. Unë kurrë nuk kam parë dikë si ai në stërvitje.

Gjithmonë dëshiron të fitojë, me çdo kusht dhe gjithmonë dëshirë të përmirësohet. Secili ka cilësitë e veta dhe duhet të japë më të mirën e tij: ai e dëshiron këtë nga ne. E kuptova se si lojtarët e shkëlqyeshëm përgatiten për ndeshjen. Kjo është gjëja që na goditi më shumë dhe që ne po përpiqemi t’i vjedhim atij.

Duke parë se si ai reagon dhe si punon gjatë stërvitjes, dhe ta kesh në dhomën e zhveshjes të bën të mësosh sekrete të vogla që të bëjnë të rritesh. Të kesh dikë si ai ose dikë si Maldini në klub mund vetëm të ndihmojë”.- u shpreh Davide Calabria sipas “Ac Milan Club Albania”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *