Portali i njohur për transferimet dhe vlerat e lojtarëve, “Transfermarkt”, ka përditësuar listën e çmimeve të futbollistëve të Partizanit. Sigurisht që renditjen e më të shtrenjtëve e kryesojnë dy blerejet e janarit, Hasani dhe Xhunior, ndërsa pas tyre vjen Rron Broja, kartoni i të cilit vlen 350 mijë euro, 50 mijë më tepër se vlera e mëparshme.
Por kartoni që ka pësuar rritjen më të madhe gjatë kësaj kohe në radhët e të kuqve është ai i Tedi Carës. Ky i fundit tashmë vlen 200 mijë euro, 75 mijë më tepër se çmimi që vlerësohej më parë. Rritje kanë njohur edhe Esat Mala dhe Jurgen Bardhi, që këtë sezon po bëjnë mirë në fushë nën urdhërat e trajnerit Ilir Daja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/