Transferimi i Vedat Muriqit, Lacio do të derdhi shumën edhe te skuadra shqiptare

Vedat Muriqi do të transferohej te Lacio në këtë merkato të verës për të bërë lëvizjen e madhe të karrierës së tij. Ekipi italian ka paguar 17 milionë euro në arkat e Fenerbaçes për të pasur shërbimet e këtij futbollisti, por së fundmi do të përfitojë edhe skuadra shqiptare e Lirisë.

Këta të fundit kanë qenë të bindur se iu takon një shumë e vogël për shkakun si vendi ku ka nisur karrierën Muriqi. “Indeksionline” ka raportuar se Liria e ka fituar çështjen dhe në javën e ardhshme do të përfitojë në aspektin financiar nga Lacio, por për momentin nuk bëhet ende e ditur shifra e saktë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *