Transferimi i pakuptueshëm, nga makineri golash në kategorinë e tretë në Holandë

Skënder Loshi ka gjetur një ekip të ri, por këtë herë duket se ka hedhur një hap pas në karrierën e tij, megjithëse me moshën që ka koha premton për të ardhmen. Sulmuesi shqiptar ka qenë pjesë e NAC Breda, që në atë kohë luante në elitën e futbollit holandez. Performancat e mira me të rinjtë e ekipit do të sillnin edhe një arritje për të, pasi skuadra holandeze vendosi që gjatë pushimeve të dimrit  lojtari shqitar të kryente stërvitjen me ekipin e parë. Ndërkohë te moshat e këtij klubi Loshi ishte thjesht një makineri golash, që nuk dinte të ndalej para portës kundërshtare. Madje ka arritur që të shënojë edhe 5 herë brenda 90 minutave dhe kjo ka ndodhur në ndeshjen që të rinjtë e NAC Breda zhvilluan kundër Achilles. Një periudhë mjaft pozitive në karrierën e tij, që i siguroi edhe ftesën e Alban Bushit për të veshur fanellën e Shpresave kuqezi.

Në kohën kur skuadra holandeze zbriti një kategori më poshtë, për futbollistin shqiptar do të projektohej më tepër besim dhe hapësirë në ekipin A. Por kontrata e tij nuk u rinovua dhe për këtë arsye Loshi duhej të përvishte mëngët e të kërkonte për një tjetër ekip, të cilin e gjeti në kategorinë e tretë të Hollandës. Madje e keqja më e madhe është se shanset për të qendruar edhe sezonin e ardhshëm në këtë kategori nuk janë të shumta, teksa TEC lufton për mbijetesë dhe mund ta shohim Skënder Loshin në kategorinë e katërt në sezonin tjetër./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online