Verona është në krizë dhe stoli i Fabios Pekias duket në rrezik dhe i lëkundur. Kështu, kandidatët për t’i marr vendin janë të shumtë dhe mes tyre figuron edhe Paolo Tramexani, ish-trajneri i Luganos dhe Sionit, por edhe ndihmës i Xhani de Biazit me Shqipërinë në Euro 2016. Tramexani ka disa muaj pa ekip dhe është duke pritur ofertën e duhur.