Trajneri Silvinjo ndjek nga afër Enea Mihajn ndeshjen Porto – Famalicao

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Në vijim të punës së vëzhgimit të lojtarëve të Kombëtares shqiptare që aktivizohen në kampionatet europiane, trajneri Silvinjo ishte i pranishëm mbrëmjen e së premtes në ndeshjen Porto – Famalicao, e vlefshme për kampionatin portugez.

Trajneri brazilian ndoqi nga afër paraqitjen e mbrojtësit të Kombëtares, Enea Mihaj, i cili është pjesë e Famalicaos. Mihaj luajti për 90 minuta të plota dhe ishte graduar kapiten i skuadrës në këtë takim.

Trajneri Silvinjo do të vijojë turin e tij në disa vende të Europës, teksa stafi teknik po përgatitet për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë në kualifikueset e Kampionatit Botëror.