“Trajneri Reja më tha të shkruaja, të do te Shqipëria”! Zbulohet mesazhi i Salihit për të marrë talentin e Bundesligës

Rritja e Shqipërisë në aspektin e futbollit dhe me stadiumin modern “Air Albania” po i tërheq gjithmonë e më shumë futbollistët që luanin për Kombëtare të tjera, për të veshur fanellën kuqezi. Një punë e madhe vjen nga përfaqësuesit e FSHF që kërkojnë të marrin talentet më të mirë në Europë, por me Elvis Rexhbecajn nuk po ia dilet ende.

Futbollisti që po luan më Këlnin në Bundesligë dhe i huazuar nga Ëolfsburg ka pretendime të larta dhe pret mundësinë për t’u thirrur nga Gjermania. Së fundmi ishte Hamdi Salihi që e tentoi afrimin e tij duke i dërguar një mesazh, por duke marrë refuzimin e përkohshëm. Gazetari Arlind Sadiku ka zbardhur një pjesë të mesazhit që Salihi i ka dërguar Rexhbecajt në “Dueli Sportiv”.

“Jam Hamdi Salihi dhe jam pjesë e Kombëtares Shqiptare. Kemi kontaktuar edhe më herët bashkë. Trajneri Reja më kërkoi që të kontaktoja edhe njëherë me ty dhe shpreh dëshirën që të vish te Kombëtarja jonë. Bashkë me Rejën kemi dëshirën që të vimë në një datë në Gjermani, që të takojmë ty dhe babain tënd dhe që tregojmë projektin. Ke ndeshje që mund të tregosh veten kundër Anglisë, mund të rritesh më shumë te ne”, ka shkruar Salihi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *