Brazili e ka vendosur dhe këtë herë kërkon që për herë të parë në histori të kenë një trajner të huaj për Kombëtaren e tyre. Pista e Guardiolës dhe e Mourinhos u shua shpejt.
Një lajm i bujshëm po qarkullon në mediat kroate se Brazili po tenton Zlatko Dalic. Ky i fundit ka drejtuar edhe Dinamon disa vite më parë, ndërsa aktualisht është trajneri i Kroacisë. Megjithatë, po mediat kroate janë ato që raportojnë se për momentin Dalic e ka refuzuar këtë mundësi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/