Malaga do të ndeshet përballë Zaragozës në takimin e vlefshëm për kampionatin spanjoll. Skuadra e Armando Sadikut dhe Keidi Bares kërkon që të afrohet edhe më tepër me vendin që të jep mundësinë e “Play-Offit” për të luajtur një biletë në “La Liga”.
Nga krahu tjetër, trajneri i Zaragoës, Victor Fernandez, ka vlerësuar lartë mesfushorin e Shqipërisë. Sipas teknikut të kundërshtarëve, Bare është më i miri në “La Liga 2” sa i përket rolit të tij. “Po Bare është pika kyçë dhe mesfushori me karakteristika mbrojtëse më i mirë në këtë kamponat. Duke parë ndeshjet e fundit të Malagas dhe potencialin që ka, është një ekip i madh.
Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer dhe një nga më të bukura që mund të shihet deri ani në divizionin e dytë. Gjithashtu edhe stadiumi pritet të jetë i mbushur sipas informacioneve tona, duke kërkuar që të jenë një faktor në këtë përballje”, u shpreh Fernandez. Zaragoza është një nga ekipet më të mira në këtë kategori, ndërsa aktualisht mban vendin e dytë. /Sport Ekspres/