Marash Kumbulla ka bërë një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme, duke qenë lojtari i ndeshjes në fitoren e Veronës në shifrat 2-1 ndaj Juventusit. Një gol i anulluar i mbrojtësit kuqezi dhe penalltia e fituar që mbylli historinë e takimit, e bën futbollistin më të dalluar.
Ndërkohë i impresionuar ka ngelur edhe trajneri Juric nga kjo paraqitje e bërë nga futbollisti që mbushi 20-vjeç: “Ne i kemi besuar djemëve të rinjë, që nuk kanë luajtur kurrë në Seria A dhe po marrim rezultate të pabesueshme. Lojtarë si Kumbulla, që ka qenë i shkëlqyeshëm ndaj Juventusit. Duhet të vazhdojmë me këtë kurajo të madhe dhe të besojmë”, tha Juric. /Sport Ekspres/