Trajneri i Uest Hemit grabitet në Kili

Trajneri i Uesit Hemit, Mauricio Pelegrini, ka përjetuar një aventurë të frikshme në Kili, pas ka mbetur viktimë e një grabitjeje me armë. Incidenti ndodhi në periferi të kryeqytetit Santiago të shtunën në mbrëmje, ku Pelegrini se bashku me bashkëshorten po shkonin në një restorant për darkë.

Bashkëshortes së trajnerit kilian i morën çantën e dorës, por ndërhyrja e menjëhershme e policisë bëri që grabitja të dështonte, me grabitësit që u arratisen me një makinë të vjedhur, që u gjen me vonë e braktisur.

Me një postim në Twitter, Pelegrini ka treguar ngjarjen dhe ka falënderuar policinë kiliane.

Ndërkaq, Uest Hemi ka qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me trajnerin, i cili muajin e shkuar firmosi kontratë 3-vjeçare me klubin londinez.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *