“Trajneri i Tirolit më ka bërë sulmues të vërtetë”! Shqipëria pret të shoh transformimin, Vrioni: 24 orë në 7 ditë të javës, si yjet e Juventusit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Xhakomo Vrioni ka barazuar rekordin e Adeyemi me 19 gola të realizuar në kampionatin e Austrisë. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën me Tirolin edhe kundër Rapidit të Vienës. Në një intervistë për mediat austriake, Xhakomo ka treguar edhe çelësin e suksesit të tij, teksa Shqipëria pret që të shoh transformimin në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

“Nuk mund të them se nuk jam i lumtur tani. 19 gola të shënuara? Kjo është shumë e rëndësishme. Dhe ishte shumë punë për më shumë se një vit. Më duhet të falënderoj 1000 herë trajnerin tonë Thomas Silberberger. Kam mësuar kaq shumë këtu. Ai më tregoi sesi bëhesh një sulmues i vërtetë.

Duhet të sakrifikosh veten. Çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë. Nuk funksionon pa këtë. 24 orë, shtatë ditë në javë. E kam parë këtë me yjet e mëdhenj te Juventusi, por trajneri këtu më ndihmoi ta zbatoja në praktikë. E ardhmja? Së pari Shqipëria dhe pastaj nuk e di”, tha Vrioni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *