Spanja ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale, teksa nga ruleta e ruse e penalltive ka eliminuar Zvicrën. Merita këtu i shkon e gjitha portierit Unai Simon, i cili pas asaj gafe kundër Kroacisë merr në duart e tij biletën për në hapin e radhës në këtë Kampionat Europian. Luis Enrique zbulon për mediat pas ndeshjes edhe sekretin e gardianit spanjoll për pritjet e bëra nga 11 metrat.
“I përjetova gjuajtjet e penalltive shumë qetësisht pasi nuk ishin në dorën time. Sapo lojtarët vendosë se kush do t’i gjuante dhe besimi që ne kishim te Unai, e vetmja që gjë mbetej ishte të pranonim çfarëdo gjëje do të ndodhte. E kam parë Unain të presë shumë penallti me Atletiko Bilbaon dhe në stërvitje me ne. I thashë të bënte ç’të donte, të lëvizte për ti vënë në presion. Meritat janë të tijat. Kishte qetësinë e mendjes se pavarësisht se çfarë do të ndodhte, ekipi kombëtar ka qenë i jashtëzakonshëm”, ka thënë Luis Enrique./Sport Ekspres/