Trajneri i Southampton kritikon Armando Brojën: Ky është problemi i tij!

Southampton fitoi ndaj Sheffield United duke kaluar më tej në fazën e Kupës. Armando Broja luajti për 90 minuta dhe nuk shënoi, duke humbur edhe penallti nê ruletën ruse. Trajneri Hasenhutl e ka kritikuar në përfundimin e takimit duke veçuar lehtësinë sesi Broja i merr ndeshjet.

“Nuk do të ishte e lehtë, me një ekip të Championship. Në fillim ti duhet të mësosh që tê luftosh për të fituar vendin, ky ishte problemi i Brojës. Nuk e ka marrë shumë seriozisht ndeshjen dhe kjo duhet për të fluturuar nga ndeshje të tilla.

Këtê duhet të mësojë Broja. Ka kualitete, e shohim që ka, duhet të punojmë shumë. E kam thënë që ështê i ri me potencial dhe ka shumë gjëra për të mësuar”, tha Hasenhutl. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *