Trajneri i Southampton e lë jashtë edhe ndaj Manchester United, ja se kur do të kthehet Armando Broja në fushë

Armando Broja po has së tepërmi vështirësi në ekipin e tij të ri, Southampton. Chelsea zgjodhi që ta dërgojë në skuadrën tjetër të “Premier League” dhe sulmuesi shqiptar ka shumë për të mësuar përpara se të aktivizohet në fushën e blertë. Trajneri e ka lënë jashtë jo vetëm në ndeshjen debutuese të këtij sezoni të ri ndaj Evertonit, por edhe ndaj Manchester United.

Broja nuk është grumbulluar për këtë sfidë, teksa nuk gjendet as në stol. Sipas të gjitha gjasave sulmuesi do ta nis gradualisht aktivizimin e tij dhe pritet që të debutojë me Southampton pas tre ditësh, në takimin e vlefshëm për “FA Cup” ndaj Neëport. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *