Trajneri i ri mbërrin në Barcelonë, pritet vetëm zyrtarizimi me klubin katalanas

Barcelona ka nisur tashëm revolucionin, me trajnerin Setien dhe drejtorin sportiv, Abidal, që e pësuan të parët. Por në kampin katalanas nuk kanë kohë për të humbur dhe kanë gjetur emrin i cili do të jetë në krye të ekipit sezonin e ardhshëm.

Gjithçka duket mëse e qartë dhe është Koeman ai që do të marrë çelësat e drejtimit të skuadrës. Ky i fundit është parë mëngjesin e sotëm të dalë nga zyrat e Federatës së Hollandës, ku me shumë mundësi ka diskutuar ndërprerjen e kontratës për të drejtuar Kombëtaren portokalli.

Pas përfundimit të këtij takimi ka shkuar në drejtim të aeroportit, ku me një avion privat ka mbërritur në Barcelonë rreth orës 17:1. Kamerat e kanë pikasur Koeman në qytetin spanjoll dhe nuk ka më dyshime sa i përket trajnerit të ri të klubit katalanas. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi./Halit Dleibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *