Trajneri i ri i Tiranës zyrtarizohet pas Krishtlindjeve, por do të jetë vetëm formale

Tirana ka ndryshuar rrënjësisht situatën e saj pas ardhjes së Egbos në krye. Në tre ndeshje janë marrë 9 pikë, pra maksimumi i tyre duke përfshirë këtu edhe derbin e fituar me Partizanin pas 5 vitesh.

Statistikat dhe tifozët duan Egbon, ndërsa presidenti Halili do e plotësojë dëshirën. Të paktën kjo është situata deri tani. Me shumë gjasa gjithçka është formale, me Egbon qëq do të jetë në krye të bardhebluve pavarësisht hezitimit të parë për ta marrë këtë ekip.

Ndërkohë sipas asaj që raporton “Report TV”, drejtuesit e klubit kanë thënë se vendimi do të vijë pas Krishtlindjeve. Pra në këto orë të ardhshme do të presim edhe zyrtarizimin nga Tirana sa i përket Egbos. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online