Trajneri i ri austriak i Legias së Varshavës po i jep gjithmonë e më tepër besim Ernest Mucit në ndeshjet përgatitore. Në tre miqësoret e fundit të gjigandëve polak, sulmuesi shqiptar ka realizuar dy gola. Por vërtet interesante është për t’u thënë se në të dy herët, mënyra sesi topi shkon në rrjetë nuk i përket “ADN-së” së Muçit.
Pas golit kundër Salzburg, lojtari tundi rrjetën edhe kundër Zorya duke i dhënë fitoren Legias në shifrat 2-1. Pas krosimit të Mladenovic, Muci ishte i saktë me kokë për të gjetur rrjetën. Dy gola në tre takime dhe në të dyja herët me kokë, aq sa në fakt sulmuesi nuk kishte shënuar kurrë në karrierën e tij. /Sport Ekspres/