Trajneri i Partizanit reagon me përgjigje filozofike për Duron: Le të fitojmë për presidentin dhe tifozët

Trajneri i përkohshëm i Partizanit, Kalari, ka dhënë konferencën për shtyp para ndeshjes me Vllazninë. Gjithë theksi u vendos te përgatitja e skuadrës për ta mbyllur me fitore vitin 2019, për të lënë disi mbrapa shijen e hidhur të dy humbjeve rresht, mes tyre edhe në derbi.

Gjithashtu ka vend edhe për një përgjigje filozofike për trajnerin e Kukësit, Duron, që e sheh ekipin e tij më të mirë sesa të Partizanit.

“Nuk e di se çfarë ka thënë dhe nuk merrem fare me të tjerët. Partizanin e shoh që është aty me rivalët dhe diferencat janë të vogla. Para 3 ndeshje nisëm shkëputjen, tani jemi më poshtë se Kukësi. Tani thonë se të tjerët kanë nisur shkëputjen. I fortë është ai që ngrihet kur bie, jo ai që nuk bie asnjëherë.

Nga skuadra pres të them të drejtën një sforco të fundit në aspektin fizik. Partizani ka nisur që në datën 15 qershor dhe nuk ka ndaluar deri më 21 dhjetor me përgatitjet, duke qenë sezon i lodhshëm. Nga ekipi pres sforcon e fundit dhe sakrificën e fundit që ta bëjmë për Partizanin, për presidentin, për drejtorin dhe tifozët mbi të gjitha”, tha Kalari. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online