Trajneri i parë i Kombëtares dhe Tiranës në boks, goditet sporti në Shqipëri me 61-vjeçarin që kërkon mrekullinë

Koronavirusi ka goditur për herë të parë edhe botën e sportit në Shqipëri. Në lajme keni dëgjuar së fundmi për viktimën e 5 nga COVID-19 siç u raportua fillimisht, por 61-vjeçari po lufton me mrekullinë dhe për të mbijetuar.

Bëhet fjalë për Skënder Kurtin, trajneri i Kombëtares dhe Tiranës që do të sillte shumë suksese në boks. Ministria e Shëndetsisë ka raportuar se bëhet fjalë për një vdekje klinike dhe po mbahet në jetë vetëm nga aparaturat. Në këto kushte, të gjitha lutjet shkojnë për Kurtin, që t’ia dalë në betejën më të vështirë që ka hasur deri tani dhe që viktimat në Shqipëri nga kjo pandemi të mos shkojnë të përshkallëzuara. /Sport Ekspres/