Kosova do të përballet ndaj Çekisë dhe Anglisë, në takimet e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Dy finale të vërteta këto për djemtë e Shaland, që nëse do të arrijnë që të grumbullojnë 4 pikë, atëherë kualifikohet në Europian.
Dukshëm që presioni është shtuar shumë te lojtarët përpara këtyre dy takimeve delikate, pasi ndaj Çekisë luhet në transfertë. Pritshmëria është aq e madhe, por më tepër do të jetë edhe zhgënjimi nëse nuk do të realizohet objektivi. Për të rregulluar disi situatën mendoi trajneri i Kosovës, Shaland, që del edhe kundër thënies së njohur dhe çështjes që ngre William Shakespeare: “Të jesh apo të mos jesh?”.
“Shumë njerëz thonë se duhet të fitojmë patjetër dhe nëse nuk fitojmë ndaj Çekisë, do të jemi të mbaruar. Por, unë nuk e shoh ashtu. Ne duhet të bëjmë lojë të madhe, të mrekullueshme. Dhe, nëse luajmë ashtu, ndoshta do të jetë e mjaftueshme për fitore. Por, asnjëherë nuk do t’i them ekipit e duhet të fitojmë me patjetër.
Nëse do të isha William Shakespeare, “do të thosha të jesh apo të mos jesh”. Por, unë nuk mendoj kështu. Nëse e kujtojmë shortin, kemi thënë se do të luajmë për të përparuar, të zhvillohemi, të ecim përpara, por jo t’i vëmë vetes presion”, ka thënë Shaland. /Sport Ekspres/