Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi zhvillon stërvitje me fëmijët e Elite Youth Development Academy

Projekti i Federatës së Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n, Elite Youth Development Academy vazhdon intensivisht punën me përgatitjen e brezave të rinj të futbollistëve në Shqipëri. Fëmijët trajnohen rregullisht nga një staf i specializuar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

 

Këtë javë ata patën mundësi të zhvillojnë stërvitje me trajnerin e Kombëtares U 21 Alban Bushi, i cili ndau me ta teknika të ndryshme loje, skema dhe ide për organizimin e aksioneve, të cilat do t’u shërbejnë të rinjve në zhvillimin e tyre të mëtejshëm si futbollistë profesionistë.

 

Gjithashtu, trajneri Bushi zhvilloi edhe një bisedë të shkurtër me djemtë, ku ndau ekperiencën e tij si futbollist dhe rrugëtimin profesional që ndërmerr një i ri derisa arrin të bëhet pjesë e Kombëtares Shqiptare.