Kristiano Ronaldo nuk do të jetë më pjesë e Juventusit. Sulmuesi portugez është bëri gati për t’u larguar nga Torino, ndërsa konfirmimin e fundit e ka dhënë edhe vetë trajneri i bardhezinjëve, Alegri. Përpara ndeshjes me Empolin, tekniku ka konfirmuar se Ronaldo nuk do të jetë më pjesë e ekipit.
“Dje Ronaldo më tha se nuk ka ndërmend të luajë më për Juventusin. Për këtë arsye nuk gjendet në listë për ndeshjen e nesërme. Nuk jam i dëshpëruar për Ronaldon. Ai vendosi të largohej nga Juventusi dhe bëri zgjedhjen e tij. Është pjesë e jetës. Në jetë gjërat kalojnë. Platini, Del Piero, Zidane, Buffon, legjenda dhe kampionë të mëdhenj, por edhe shumë trajnerë kanë kaluar. Por Juventus është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh Alegri. /Sport Ekspres/