Xhakomo Vrioni e ka lënë pas dëmtimin dhe po kërkon të lërë gjurmë në MLS me Neë England Revolution. Trajneri i ekipit, Arena, është i impresionuar nga zhvillimi i sulmuesit shqiptar. “Ai humbi vitin 2022, pra në thelb është viti i tij i parë me klubin tonë dhe në këtë kampionat. Duhet pak kohë dhe unë jam i kënaqur me zhvillimin që ka pasur në dy javët e fundit”, tha trajneri.
Nga ana tjetër, qendërmbrojtësi Dave Romney, i sapoardhur në Neë England, u shpreh: “Është shumë i talentuar. Ka lëvizje shumë të mira brenda zonës dhe është nuhatës i golit. Unë ulem pranë tij në dhomat e zhveshjes, është një nga shokët e ekipit më të mirë që kam qenë ndonjëherë. Është mirë të jesh pranë tij, është fantastike kur sheh sesa italian është Vrioni. Është klas para portës, bën lëvizje të mira, punosh shumë dhe jam i lumtur që e kam në ekip”, tha Romney. /Sport Ekspres/