Trajneri i Çekisë nuk pranon të largohet pas humbjes shkatërruese me Shqipërinë: E vendosin drejtuesit…

Pas shkarkimit të Santos, Silvinjos rrezikon që të bëj “kokë turku” edhe një tjetër koleg të tijin. Silhavy, trajneri i çekëve, pritet që ta mbyll bashkëpunimin me këtë Kombëtare pas shumë vitesh pune. Humbja 3-0 kundër Shqipërisë shihet si një goditje “knock-out”, por vetë Silhavy nuk është gati që të jap dorëheqjen.

“Dorëheqja? Sigurisht që roli im duhet të zgjidhet nga personat e tjerë, kjo është e qartë. Detyra ime është që të përgatis ekipin për të dielën, që është një kohë e shkurtër. Nuk e di se çfarë do të vendosin drejtuesit. Sigurisht që humbja me shifrat 0-3 është rezultat i keq. Hymë shumë keq në ndeshje, Shqipëria luajti mirë në mbrojtje”, tha SIlhavy. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *