Pas shumë ndeshjesh që nuk po shfaqej në ekipin e parë, Rei Manaj u grumbullua sërish nga trajneri Setien. Ky i fundit mori në stërvitjen e mëngjesit edhe sulmuesin shqiptar, për të parë sërish më nga afër në prag të ndeshjes që ishte programuar kundër Majorkës ditën e dielë.
Por menjëherë ka ardhur edhe mesazhi i “La Liga”, që njoftoi mbylljen e përkohshme. Menjëherë pas kësaj, edhe Barcelona ishte e detyruar për të mos e vazhduar më tepër stërvitjen, pasi duhet të kujdeseshin për gjendjen dhe shëndetin e lojtarëve të tyre. Ajo që pritet është mos zhvillimi i dy ndeshjeve të ardhshme, por UEFA do të dalë në konferencë të martën për të përcaktuar se çfarë do të bëhet me futbollin europian. Teorikisht Barcelona duhet të ndeshet me Napolin në mesjavë për “Champions League”, por edhe kjo përballje pritet që të anulohet. /Sport Ekspres/