Duhej të ishte dhurata më e bukur e Berat Gjimshitit për datëlindje “Champions League”, por fatkeqësisht, kështu nuk mendoi Josip Ilicic. Shoku i skuadrës i ka bërë “dhuratën më të keqe të mundshme”, megjithëse pa qëllim.
Pas një dueli me të në nxehmje, Gjimshiti pësoi një tërheqje muskulore, ndërsa pavarësisht se ishte pjesë në formacionin zyrtar, u detyrua që t’ia linte vendin Caldaras. Ky i fundit do të largohej në minutën e 74 nga fusha për t’i lënë vendin Zapatas, ndërsa De Roon u improvizuar në mbrojtje. Atalanta fitoi me rezultatin 4-1 ndaj Valencias, duke i surprizuar të gjithë me nivelin e treguar. Ndërkohë trajneri i klubit nga Bergamo, Gasperini, ka treguar një vlerësim të madh për Gjimshitin pas ndeshjes me fjalët e thëna.
“Ne kemi humbur Gjimshitin, që njëkohësisht largoi diçka prej nesh nga mbrojtja. Kemi qenë pak të ngathët aty, ndërsa kjo është forca që na karakterizon si skuadër. Nëse e humbet topin aq lehtë, rrezikon shumë. Pork jo do të përmirësohet për ndeshjen tjetër. Si është Gjimshiti? Ka një problem të vogël pas goditjes që mori nga Ilicic, u acarua shumë në nxehmje”, ka thënë Gasperini. /Sport Ekspres/