Tragjedia shqiptare e lënë pas, Partizani-Tirana me atmosferë Krishtlindjesh në “Air Albania”

Shqipëria ka kaluar një javë tronditëse dhe aspak të qetë, që ka paralizuar shumicën e aktiviteteve në vend. Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit rezultoi në një tragjedi për shmë familje, teksa la pas viktima dhe shumë të tjerë jashtë banesave të tyre. Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi shtyrjen me një javë të ndeshjeve të radhës, si rrjedhojë edhe derbi nuk do të luhet në datën e parashikuar.

Megjithatë, me shumë gjasa Partizani dhe Tirana do të zbresin në fushën e lojës javën e dytë të këtij muaji, duke sjellë parakohe edhe atmosferën e festave të Krishtlindjes  në “Air Albania Stadium”. Tifozët duhet të lënë pas atë çfarë ndodhi këto ditë dhe t’i rikthehen kështu sërish jetës, pasi gjithnjë kanë ditur të dhurojnë emocione si në shkallët e stadiumit ashtu edhe jashtë tyre. Një gjë të tillë pritet ta bëjnë edhe në derbin e radhës që po afron./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online