Tradhëtia pas shpine që Pique i bëri Messi-t, prapaskenat e largimit të argjentinasit nga Barcelona

Lionel Messi u largua pas thuajse dy dekadash nga radhët e Barcelonës. Një ndarje kjo që padyshim trishtoi së tepërmi tifozët katalanas, që prej verës së shkuar e shohin ikonën e klubit të tyre të mbajë veshur fanellën e PSG-së.

Por “El Pais” ka zbuluar prapaskenat e largimit të argjentinasit dhe një rol në këtë pjesë ka luajtur edhe Pique. Mbrojtësi spanjoll ishte ai i cili këshilloi klubin që të largonte Messi-n në mënyrë që të zgjidhte çështjen e pagave. Një tradhëti pas shpine nga Pique, që shtyu Barcelonën të ndante rrugën me një prej lojtarëve më të mirë të historisë së futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *