Topi i Artë nuk do të mbrohet dot nga Karim Benzema, zbulohet emri i fituesit të ardhshëm që do të shkaktojë shumë polemika

Karim Benzema me shumë gjasa nuk do ta mbrojë titullin e futbollistit më të mirë në botë. Topi i Artë iu dha sulmuesit  të Real Madridit vitin e kaluar. Këtë sezon, çmimi me siguri shkon për Lionel Messin. Edhe pse të shumtë janë ata që nuk do ta pranojnë këtë vendim, sipas të gjitha listave, “pleshti” është favorit kryesor për çmimin dhe arsyeja është fare e thjeshtë.

Messi fitoi kampionatin botëror me Kombëtaren e Argjentinës. Kjo arritje llogaritet si pjesë e arritjeve të sezonit të lojtarit, kështu që argjentinasi aktualisht kryeson listën për të fituar Topin e Artë për sezonin 2022/2023. Me PSG-në, Messi nuk mori gjë tjetër veç titullit të kampionatit francez, të cilin ata nuk duhet ta humbin, por titulli i Kupës së Botës është shumë më i vlefshëm se çdo gjë tjetër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online