Humbja në Korçë ndaj Skëndërbeut ishte e katërta radhazi për Luftëtarin. Gjirokastritët janë zhyrur keq në fundin e tabelës së bashku me Flamurtarin duke e llogaritur vetën në një kategori më poshtë në sezonin e ardhshëm. Fitoren e fundit Luftëtari e ka regjistruar pikërisht ndaj Skëndërbeut në ndeshje e 18 dhjetorit të fituar 2-0 në Gjirokastër. E në një pikë kur të gjithë ngren supet, ka vend edhe për nervozizë.
Pas ndeshjes së djeshme, disa prej lojtarëve të skuadrës gjirokastrite kanë debatuar me njeri-tjetrin për mungesën e impenjimit maksimal në fushën e lojës. Në nerva e sipër disa lojtarët janë konfliktuar së bashku duke sjell edhe një situatë përplasje me duar. Tensionet e mëtejshme janë evituar por ambjenti në grup mbetes sërish jo në qetësinë e duhur. Edhe në ndeshjen mes Partizanit dhe Teutës ka pasur një konflikt verbal e më pas me duar mes portierit dhe një prej lojtarëve për shkak të mos vëmendjes sa duhet në lojë. Kjo nuk është hera e parë që situata të tilla ndodhin mes lojtarëve të një skuadre pasi presioni i kampionatit mbetet gjithmonë e më i lartë./Sport Ekspres/