Tmerri i arbitrit në PAOK-AEK, “kini mëshirë për mua, gruaja ime pret të lindë”

Një çmenduri që bëri xhiron e botës. Pushtimi i fushës me pistoletën në brez dhe kërcënimet me jetë ndaj arbitrit, shkaktar se anulloi një gol në sfidën e kreut mes PAOK-ut dhe AEK-ut në Superligën greke, ka pasur pasoja të tmerrshme.

Qeveria vendosi të ndalonte futbollin në Greqi, teksa presidenti i klubit të Selanikut, Ivan Savidis kërkoi ndjesë publike për atë gjest të tij. Një reagim që të ngjante më shumë me një skenë filmi në vitet e errëta të Amerikës, kur mafia italiane dhe klanet bënin “ligjin” dhe vrisnin këdo që i dilte përpara, qoftë edhe për një fjalë goje.

Por, ajo ndeshje ishte më shumë një terror për arbitrin e ndeshjes, i cili dridhej i tëri pasi pa atë që ngjau. Nën shok për kërcënimet e Savidis, sipas “Marca”, gjyqtari duket se i ka thënë presidentit Savidis: “Kini mëshirë për mua, gruan e kam shtatzënë, pres një fëmijë!”. E gjitha kjo pasi numri “1” i PAOK-ut iu drejtua me fjalinë “t’I sot e mbylle karrierën tënde si arbitër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *