Për Kristian Panuçin duket se përgatitjet për sfidat ndaj Spanjës dhe Italisë do të jenë disi delikate, jo vetëm sepse janë dy skuadra të mëdha, por sepse dëmtimet nuk po e lënë të qetë. E kështu, pas Arlind Ajetit, një tjetër futbollist pjesë e formacionit, Amir Abrashi, sot ka pësuar një dëmtim të rëndë, duke dalë nga fusha i mbajtur nga mjekët e ekipit dhe duke çaluar. Abrashi po luante ndaj Leverkusenit sfidën e kampionatit, por ndeshja e tij zgjati vetëm 28 minuta, duke pësuar dëmtim. Duhet parë entiteti, por shenjat e para flasin për një tërheqje muskulore.