Hera e parë, e fundit dhe e vetme në përballjen mes Brazilit dhe Zvicrës kishte qenë, përpara ndeshjes së djeshme, në Botërorin e largët të vitit 1950, pikërisht në të famshmin “Maracanazo”, kur Uruguaji arriti të fitonte trofeun në shtëpinë e Seleçaos. Dhe, atë vit, ndeshja përfundoi në barazim 2-2. Kanë kaluar 68 vjet, por sërish një barazim fiksohet në përballjen mes këtyre dy kombëtareve, këtë herë në Europë. Në Rusi, Brazili dhe Zvicra ndahen në “paqe”, 1-1. Ndërkohë, bilanci në total, duke përfshirë edhe 7 miqësoret, flet për 3 fitore të Brazilit, 2 të Zvicrës dhe 4 barazime, në 9 përballje mes tyre.
Miqësore
14.8.2013 Zvicër-Brazil 1-0
15.11.2006 Zvicër-Brazil 1-2
21.6.1989 Zvicër-Brazil 1-0
17.6.1983 Zvicër-Brazil 1-2
19.5.1982 Brazil-Zvicër 1-1
21.12.1980 Brazil-Zvicër 2-0
11.4.1956 Zvicër-Brazil 1-1
Kupa e Botës
28.6.1950 Brazil-Zvicër 2-2
17.6.2018 Brazil-Zvicër 1-1