Përveç Juxhinës Xhajës, një tjetër arbitër shqiptar ka marrë besimin e UEFA-s, për të drejtuar në turin e parë të Europa League. Madje në një ndeshje disi më të rëndësishme, teksa Eldorjan Hamiti do të gjykojë përballjen mes Ventspils dhe Dinamo Auto.
Në këtë takim do të ndihmohet nga Nertil Bregasi, Emigers Gançi dhe Kridens Meta. Një mundësi e mirë kjo për arbitrat shqiptarë për të treguar se mund të gjykojnë në mënyrën e duhur edhe jashtë Superiores. Pra në këto ditë teksa luhen turet për “Champions League” dhe “Europa League”, futbolli ynë nuk do të përfaqësohet vetëm nga ekipet e Superiores në Europë. /Sport Ekspres/