“Titulli? Do ta bëj edhe unë si kolegët e mi”, ironia e Kivusë: Do them që po i afrohemi objektivit për Ligën e Kampionëve

Interi është afruar gjithnjë e më shumë me titullin kampion. Pas fitores kundër Komos, zikaltrit qendrojnë 9 pikë sipër Milanit në renditje. I pyetur pas ndeshjes për skudeton, Kivu ka ironizuar kolegët e tij. Ai është shprehur se do të sillet njësoj si homologët e tij, të cilët shmangin çështjen e titullit kampion dhe kthejnë sytë nga sigurimi i kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

“Titulli? Jo, do e bëj si kolegët e mi, të cilët flasin për objetivin e Ligës së Kampionëve. Kështu që jemi të lumtur që po i afrohemi objektivit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Kristian Kivu./Sport Ekspres/