Titulli dhe Kupa/ “Kukësi ka shumë pretendime me lojtarët që ka”, ndryshimi i mendimit të Josës

Kukësi ka zhvilluar stërvitjen e parë në drejtimin e trajnerit Mirel Josa. Ky i fundit ishte i shoqëruar nga ndihmësi i tij, Hallaçi, së bashku me drejtorin sportiv Nexhipi. Në njoftimin e shpërndarë në faqen e verilindorëve thuhet qartësisht se nuk ka asnjë ndryshim në objektivat e klubit për të fituar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.

E përkthyer ndryshe, ka një ndryshim të mendimit sa i përket vetë trajnerit. Kjo pasi disa ditë më parë ishte vetë Josa i cili u shpreh se Vllaznia është në rrugën e titullit kampion pasi ekipet e tjera harrojnë se do të pengohen edhe ato gjatë kësaj kohe.

Më tepër interesant është komenti i Josës kur pyetej për Kukësin, vetëm 8 ditë më parë: “Kukësi ka shumë pretendimet në raport me lojtarët që ka”. Megjihatë trajneri duket se ka ndryshuar mendim pasi po kryeson ekipin në luftën për të fituar Kupën dhe titullin e Superiores. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *