“Titulli detyrim? Më vjen për të qeshur”, Konte heq presionin nga vetja: 9 vitet e fundit përfundimi ka qenë i njëjtë

Interi do të përballet me Napolin ditën e mërkurë në orën 20:45, në një ndeshje mjaft të vlefshme për ecurinë e zikaltërve në Serinë A. Pas dështimit në Champions League, duket se tifozët i kanë dhënë ultimatum trajnerit të Interit të fitojë titullin kampion. Duke patur parasysh dominimin absolut prej 9 vitesh të Juventusit, Antonio Conte ka hequr presionin nga vetja, duke theksuar se Interi nuk është i detyruar të fitojë Skudeton.

“Të garojmë po, por detyrim jo. Më vjen për të qeshur kër dëgjoj kërkesa për Skudeto. Janë shumë skuadra që kanë ambicie për ta fituar dhe në fund fiton vetëm një. Dhe në 9 vitet e fundit, përfundimi ka qenë i njëjtë, Juventusi”- u shpreh Conte.

Pas rikthimit të Cristiano Ronaldos nga karantina, Juventusi është rikthyer në formën më të mirë në kampionat si dhe siguruan vendin e parë në grup, teksa Interit i duhet një formë mjaft e mirë për të përmbysur këtë hegjemoni absolute./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *