Armando Sadiku po përjeton një eksperiencë tërësisht ndryshe në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar zgjodhi Amerikën e Jugut si destinacionin e radhës, ku veshi fanellën e Bolivarit. Skuadra nga La Paz është duke zhvilluar fazën përgatitore në Brazil, atje ku ka luajtur miqësoren e parë.
Armando Sadiku ishte titullar në fushë për skuadrën e tij, ndërsa përballë patën Atletiko Mineiron. Futbollisti i Kombëtares shqiptare mati forcat me një emër të njohur të futbollit, brazilianin Hulk, i cili në të shkuarën ka spikatur në futbollin europian. Takimi përfundoi me fitoren 3-1 nga bardhezinjtë e Atletikos, ndërsa Bolivari sheh përpara për dy miqësoret e radhës, për të vazhduar përshtatjen e lojtarëve me njëri-tjetrin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/