Tirana po punon për merkaton, Reçi zbulon planet e bardhebluve: Po punohet për katër blerje të reja

Mired Reçi ka zbuluar planet e Tiranës në merkato. Ish-lojtari është i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku ka treguar se bardheblutë po punojnë për të përforcuar skuadrën për kualifikimet e Champions League-s. Reçi bën me dije se klubi është në diskutime me 4 lojtarë, që pritet të zyrtarizohen shumë shpejt.

“Patjetër që kanë premio. Çunat besoj se kanë qenë të lumtur me trajtimin që kanë marrë nga presidenti dhe drejtori. Tani po punohet edhe për katër blerje që do të publikohen shumë shpejt. Nuk do të jap asnjë informacion tjetër. Janë katër blerje që janë në diskutim dhe janë lojtarë shumë cilësor që do na ndihmojnë për Europën. Do të jenë investime të mira. Janë lojtarë që do i japin cilësi kampionatin tonë, por edhe ekipit në Champions”, ka treguar Mired Reçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *