Tirana përgatit lëvizjen e dytë, vetëm firma ka mbetur

Ze Maria e ka bërë të qartë: duhen përforcime për të qenë konkurrues në  Superiore. Gara është e fortë dhe puna ka nisur. I pari që u afrua ishte Dejan Blazhevski, sulmues që prej tre sezonesh luante me Vardar në Maqedoni. Kërkohen lojtarë edhe për repartet e tjera.

Nje fantazist braziliani e do, por duket e vështirë. Momentalisht ka akord me Eni Imamin, ish-mesfushorin e Kukësit. Një lojtar që bën punë, pasi luan në disa pozicione. Vec linjës së majtë që e mbulon të tërën, ai luan edhe në qendër të mesfushës.

Me Imanin ka mbetur të hidhet vetëm firma. Drejtuesit po punojnë për të mbyllur marrëveshjet edhe me dy qendërmbrojtës. Pritet që shumë shpejt të konkretizohet gjithçka. Ze Maria po pret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *