Tirana përdor derbin për të kthyer tifozët: E nisim aty ku e mbyllëm, në minutën e 91

Tirana do të luajë nesër kundër Flamurtarit në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ajo fitore në derbi i ka ngritur peshë tifozët bardheblu, që kishin 5 vite pa përjetuar ndjesinë e fitores kundër rtivalëve të tyre më të mëdhenj, Partizanit.

Klubi kryeqytetas ka përdorur atë fitore në minutat e fundit për të sjellë tifozët në shkallët e stadiumit ditën e nesërme. Me një postim në faqen zyrtare të “Facebook”, Tirana shkruan: “Nesër ia nisim aty ku e mbyllëm në minutën e 91’. Të gjithë në stadium. Skuadra ka nevojë për mbështetje. Për tre pikë”.

Fjalën janë shoqëruar me videon e golit të fitores kundër Partizanit, duke kërkuar kështu mbështetje nga tifozët e tyre në këtë moment, në mënyrë që të vazhdojnë ecurinë pozitive në kampionat, edhe pse momentalisht janë pa një trajner në stol./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online