Në futbollin e ndalur për shkakun e Koronavirusit që ka infektuar disa persona në Shqipëri, lojtarët po hapin një sfidë të re. Për të përcjellë edhe mesazhin e qendrimit në shtëpi, tani luhet brenda ambienteve të dhomës dhe me letër higjenike pas dizinfektimit të duarve.
Një derbi Tirana-Partizani që kalon në tjetër nivel. Mesfushori i Partizanit, Kordeiro, do të sfidonte në këtë mënyrë edhe lojtarin e Tiranës, Kale. Ky i fundit e pranoi dhe e kaloi me sukses provën, me një harmoni që pritet të zgjasë kështu për pak ditës, pasi gjakrat do të nxehen sërish me rinisjen e kampionatit. /Sport Ekspres/