Tirana ngre Superkupën, polemika për gjykimin

Tensioni i shortit të gjyqtarëve në prag të këtij trofeu është mbartur në parket. Ndëshkime me faulle, por dhe gabime teknike për stafet

Gjergj Vyshka

 

Tirana ka ngritur trofeun e Superkupës së Shqipërisë, teksa ka mundur dje në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, Flamurtarin, 72-59. Një finale e Superkupës së Shqipërisë, e cila e ka mbartur tensionin e shortit të gjyqtarëve një ditë më parë, ndërsa debatet mes dy trajnerëve kanë qenë edhe në parket. Shumë faulle, por dhe gabime teknike, e më pas dhe akuza për gjyqtarët, ndërsa në qendër të vëmendjes nga Tirana mbetet përsëri ndërkombëtari Erjon Hoxhaj. Tirana e ka nisur mirë ndeshjen, ndërsa ka fituar periodën e parë 19-14. Mundohet Flamurtari të ngushtojë, por dhe nuk ka saktësinë e duhur në kosh. Dhe e dyta është për Tiranën, 24-21 dhe në pushim bardheblutë kanë kryesuar 43-35.

Pas pushimit përmirëson lojën Flamurtari, që ka fituar periodën e 10-13, ndërsa Tirana kryeson 53-48. 19-11 për bardheblutë perioda e katërt, ndërsa Tirana fiton 72-59 dhe ngre trofeun e Superkupës, që e ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari. Gjyqtari Koçi diku në mesin e periodës së dytë ka kërcënuar me ndëshkim me gabim teknik të dy trajnerët, Avramin dhe Toskës, ndërsa masa ndëshkuese do të vinte më vonë. Popoviç dhe Gera Bujari kanë dalë me pesë gabime personale, sikurse dhe Myrto, ndërsa Tirana ka ngritur trofeun e Superkupës mes shumë polemikash.

Tirana – Flamurtari 72-59

(19-14, 24-21, 10-13, 19-11)

Tirana: Xhanaj (6), E. Bujari (11), Okoje (17), Milovanoviç (23), Popoviç (3) / Zykaj (2), Bojd (7), G.Bujari (3) Trajner: R.Avrami

Flamurtari: Joziç, Plasa (6), Nikpaljeviç (10), Çorto (12), Mijatoviç (23)/ Myrto, Aliaj (8) Trajner: V.Toska

Gjyqtarë: E. Koçi, E. Gjoni (Tiranë), E.Hoxhaj (Vlorë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *