Tirana mbyll pushimet dhe po përgatitet për Champions League, zbret në fushë Aleksi dhe rikthehet Ngo

Tirana i ka mbyllur ditët e pushimit dhe i është rikthyer stërvitjeve. Bardheblutë kishin 12 ditë pushim pas mbylljes së sezonit, por tani duhet të përgatiten për ndeshjet e Champions League, teksa pas pak ditësh do të njihet në short edhe me rivalin e turit të parë.

Në stërvitje ka zbritur për herë të parë edhe Albano Aleksi i marrë nga Teuta. Gjithashtu Shehi llogarit tani edhe rikthimin e sulmuesit Ngoo. Ndërkohë edhe Andri Stafa e ka mbyllur huazimin te Burreli, duke u rikthyer te bardheblutë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *