Tirana kalon testin me sukses, mposht në miqësore ekipin e vendit të 3 në Hungari

Tirana ka zhvilluar ditën e sotme në Antalia testin e dytë miqësor për këtë fazë përgatitore. Pas hmbjes me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë kundër turqve të Alanyasporit, bardhebutë kanë arritur që këtë herë ta përfundojnë takimin me fitore.

Kështu ekipi i Tiranës ka marrë një fitore minimale 1-0 kundër ekipit hungarez, Mezokovesd, që aktualisht mban vendin e 3-të në kampionat. Pjesa e parë ka përfunduar me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën ishte futbollisti Cale ai që shënoi edhe golin e vetëm të kësaj miqësoreje./Sport Ekspres/